Yuri Kim dhe Soreca takojnë Kryetaren e re të KED pas largimit të Dvoranit: Koha që institucionet të tregojnë integritet

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit.

Pas takimit të dy ambasadorët, kanë reaguar në Twitter.

“U njoha sot me zonjën Vitore Tusha, në funksionin e saj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë funksionale është kusht për çeljen e bisedimeve në Bashkimin Europian, për demokracinë dhe stabilitetin në vend. Roli i KED është i rëndësishëm për të ecur me shpejtësi në këtë proces. Presim një vlerësim të shpejtë dhe renditjen për tre vendet anëtare të lira në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësia për të rënë dakord për mënyrën se do të funksionojë Gjykata Kushtetuese, i cili është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën. Fryma për Reformën në Drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. KED është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në proces dhe si dhe në vendimet që do marrë. BE është krah Shqipërinë”, shkruan Soreca.

Nga ana tjetër, Kim ka vlerësuar rolin e Tushës për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Respekte ndaj Tushës e vendosmërinë për zbatimin e Ref. në Drejtësi. Roli i KED në funksionimin e Kushtetueses shumë i rëndësishëm. Koha që institucionet të ngrihen e të tregojnë pavarësi e integritet”, shkruan Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close