Yuri Kim inkurajon Policinë e Shtetit: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka falenderuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin dhe jep edhe një mesash për vijueshmërinë e punës.

Kim nxit policinë që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë…

Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ambasadorja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close