Yuri Kim: Shumë shtete po refuzojnë telefonat ‘Huawei’, të dhënat të pasigurta në duart e qeverisë kineze

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, në një postim në Twitter ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat  Huawei, sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.

Në postim ambasadorja, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën e telekomunikacionit. Më deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se marrëveshjet e Huawuei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G.Ambassador Yuri Kim@USAmbAlbania

More & more countries are rejecting untrustworthy vendors like #Huawei. Only trusted vendors should be allowed into critical telecommunications infrastructure. https://www.state.gov/the-tide-is-turning-toward-trusted-5g-vendors/#.XvOY16Je2AU.twitter …The Tide is Turning Toward Trusted 5G Vendors – United States Department of StateThe tide is turning against Huawei as citizens around the world are waking up to the danger of the Chinese Communist Party’s surveillance state. Huawei’s deals with telecommunications operators…state.gov78Twitter Ads info and privacy16 people are talking about this

Shembuj përfshijnë Çekinë, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huawei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.

“Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t’i besojnë të dhënat, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo Partisë Komuniste Kineze. E mbyll njoftimin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close