Zbulohen ndryshimet në Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga Vlora, pas mbledhjes së asamblesë së socialistëve në këtë qark se kishte thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues të policisë së Shtetit për një takim urgjent, për të afruar atë që ai e quajti një reformë të re strukturore të policisë, e cila pritej të ndodhte pas pushimieve, pra në fund të verës, ndoshta me formimin e qeverisë së re, për të cilën Rama tha se nuk ka më asnjë arsye, nuk ka më as kohë që ta shtyjë për shkak të ngjarjeve të fundit.

Shqipëria në javën e fudit ka pasur shifra lufte, mund të thuhet për shkak të aksidenteve të rënda. Një familje u shua, në Velipojë sot armët pas një konflikti për shezlongëve morën katër jetë njerëzish dhe krisa armësh ka pasur nga jugu në veri, viktima në Elbasan, në Vlorë, Shkodër dhe kudo apo edhe në Tiranë. Gjithësesi, Cna.al ka mundur të sigurojë nga burimet e saj se çfarë është kjo reformë dhe çfarë do të sjellë. Burime zyrtare theksuan se kjo është një reformë e plotë strukturore në Policinë e Shtetit, e cila do të ketë në vëmendje të gjitha nivelet e saj, që nga drejtusa policie në qarqe, shefa komisariatesh dhe një reformim total edhe të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit dhe të strukturave të saj.

Asnjë nga kokat e policisë së shtetit nuk është i sigurt, përfshirë këtu disa nga drejtuesit kryesorë të cilët janë në krah të Ardi Veliut, drejtorë qarqesh, shefa komisariatesh por edhe struktura të tjera që koordinojnë marrëdhënien e punës nga Ministria e Brendshme në Policinë e Shtetit do të jetë pjesë e kësaj reforme.

Të njëjtat burime thanë se është kërkuar nga Rama që të ketë një ndryshim total, pra Policia e Shtetit të ketë një formatim tjetër dhe t’i jetë frymë për eksperiencat e reja, njerëzve me përvojë dhe të luftohet ashpër për të goditur krimin apo segmente të saj brenda policisë të cilat mbijetojnë në marrëdhënie me krimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button