ZBULOHET EMRI TJETËR NGA PLATFORMA “DEPUTETI QË DUAM” PËR QARKUN E KORÇËS! KUSH ËSHTË ANDI SHKIRA?

ZBULOHET EMRI TJETËR NGA PLATFORMA “DEPUTETI QË DUAM” PËR QARKUN E KORÇËS! KUSH ËSHTË ANDI SHKIRA?

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

*ZBULOHET EMRI TJETËR NGA PLATFORMA “DEPUTETI QË DUAM” PËR QARKUN E KORÇËS! KUSH ËSHTË ANDI SHKIRA?*

Pas prezantimit nga ana e Kryeministrit, të dhjetë prej kandidatëve të Partisë Socialiste të dalë nga platforma “Deputeti që Duam” është rradha e dhjetë kandidatëve të tjerë. Për qarkun e Korçës është prezantuar kandidatja nga qyteza e Maliqit, Dhora Dajko e cila ka marrë një vlerësim pozitiv nga Kryeministri Rama.

Por kush është emri tjetër surprizë që pritet të prezantohet nga Kryeministri këtë të dielë. Mësohet se kandidati tjetër në listat e qarkut të Korçës do të vijë nga qyteti i Pogradecit. Andi Shkira është i riu pogradecar i cili sipas informacioneve nga burime konfidenciale do të përfaqësojë qytetin e Pogradecit duke kandiduar në listat e Partisë Socialiste.

Shkira është i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës ku ka përfunduar studimet në Bachelor dhe Master, dhe ku aktualisht është i angazhuar si pedagog i jashtëm në lëndën E Drejta Administrative. I angazhuar dhe më herët në jetën publike Shkira është një i ri i formuar dhe i trajnuar në perëndim dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga prej ku dhe është kthyer sërish në Shqipëri për të kontribuar në sektorin publik dhe privat. Bëhet me dije gjithashtu se Shkira vjen si një prurje nga bota akademike dhe shoqëria civile njeherazi.

Përfshirja e Shkirës në listat e Partisë Socialiste vjen në një moment kur kjo e fundit po kërkon mandatin e tretë. Me një reputacion të mirë të cilin e gëzon në masë të gjerë në qytetin e tij të lindjes, nga qytetarët e Pogradecit, shihet si figura konsensuale që do bashkonte të majtët dhe do rikthente shumë prej të pa kënaqurve brenda familjes së Partisë Socialiste, si dhe do arrinte të thithte një numër të konsiderueshëm votash nga e djathta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com