Zgjedhjet në Mal të Zi, Balla iu kujton shqiptarëve Tuzin: Është sërish koha për të luajtur rol historik!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jep mesazhin e tij për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, duke thënë se shqiptarët që jetojnë atje kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare.
Në mesazhin e tij në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video nga Mali i Zi, Balla thekson se “ota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane”.
Mesazhi i Ballës:


Në 30 gusht 2020 shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare. Nën shembullin e Nik Gjeloshajt, shqiptarët arritën të tregojnë se kur janë bashkë mund t’ja dalin, sikurse fituan Tuzin. Është sërish koha për të luajtur një tjetër rol historik.
Thirrja jonë e socialistëve shqiptarë është për të mbështetur listën shqiptare, duke forcuar edhe aleancën me progresistët e Partisë Demokratike të Socialistëve, për një Mal të Zi pro-europian. Vetëm kjo aleancë mund të ruajë drejtimin pro-europian. Vota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F1017642705351227%2F&show_text=0&width=560

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close