Zgjidhet dilema, ja cila do të jetë prezantuese e ‘Big Brother’

Dy emrat më të përfolur dhe të diskutuar se cila nga dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani apo Luana Vjollca do ta prezantonin programin e ‘Big Brother’, tashmë është përcaktuar se cila do ta moderojë këtë spektakël.

Moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

Ky një lajm shumë i mirëpritur për Arbanën, pasi do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit formati vjen me një ndryshim drastikë, pasi pjesëmarrësit do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për një qind ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme.

Startimi i edicionit të parë të programit “Big Brother Vip” do të zhvillohet në studion “Nova”, kjo e fundit e  krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button