Zv.ministrja e Shëndetësisë: Ja cila moshë mund të lëvizë pa maskë nga dita e enjte!

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke folur për situatën e koronavirusit në vend, tha se protokolli i maskave është konsultuara më herët me OBSH dhe UNICEF, në lidhje me fëmijët dhe prekjen e tyre nga virusi. Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, ndaj nën 12 vjeç nuk e kanë me detyrim mbajtjen e maskës.

Mira Rakacolli: Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close