Zyrtare/ Anulohet kampionati holandez, ja çfarë do bëhet me titullin.

Anulohet përfundimisht sezoni futbollistik 2019-2020 në një prej ligave më të rëndësishme në Europë.

Vendimi i qeverisë holandeze për të mos lejuar deri në datën 1 shtator zhvillimin e asnjë aktiviteti sportiv për shkak të emergjencës nga koronavirusi, ka sjellë shtyrjen zyrtarisht të këtij edicioni të Eredivisies.

Titulli do të mbetet vakant me Ajaxin dhe Az Alkamaarin dy skuadrat kryesuese që duhet t’i bëjnë llogaritë me edicionin pasardhës.

Në këtë sezon nga kategoria nuk do të bjerë asnjë skuadër me Den Haag, Fortuna Sittard dhe RKC Walwijk që kanë përfituar nga anulimi i kampionatit, ndërkohë që nga ky vendim i qeverisë holandeze penalizohen skuadrat e ligës së dytë që nuk do të ngjiten dot në elitë përfshirë këtu edhe Cambuur që kryesonte me 11 pikë avantazh nga ndjekësja më e afërt.

Burimi/ Top Channel

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close