Zyrtare! Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më 3 korrik: Autobusat dhe makinat s’do të lejohet të kalojnë

Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është bërë situata jo e mirë e pandemisë së koronavirusit në shtetin fqinjë.

KORÇË– Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është bërë situata jo e mirë e pandemisë së koronavirusit në shtetin fqinjë.

“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqipetar. Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë,“-sqarohet ndër të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button